Aktori i humorit, Florian Binaj ka rrëfyer sot te “Abc-ja e Mëngjesit” se, një nga arsyet e largimit nga “Portokallia” ishte familja.
“Një nga arsyet e largimit ishte dhe familja sepse punon gjithë ditën dhe nuk arrin ta blesh atë kohë që ke humbur me fëmijët e tu. Janë kujtime, më mirë këto kujtime bashkë sesa disa foto në Whatsapp.“, shtoi Binaj.
Duke folur për angazhimet e reja, Flori tha se do të bëjë një program të ri televiziv. Kujtojmë se tashmë, ai moderon emisionin investigativ "Piranjat" sëbashku me Arilena Arën.