Finlanda do të ketë një kryeministre femër dhe ajo do të jetë ministrja e Transportit, Sanna Marin e cila u zgjodh nga partia e saj Socialdemokrate të dielën.
Marin 34-vjeçare do të jetë kryeministrja më e re në botë kur ajo të marrë detyrën në ditët në vijim.
“Kemi shumë punë përpara për të rindërtuar besimin”, u tha Marin gazetarëve. /Gazeta Liberale