Globi

Konfirmohen dy shtetas kinez me koronavirus në Romë

Shkruar nga Liberale
Konfirmohen dy shtetas kinez me koronavirus në Romë

Konfirmohen dhe dy rastet e para të koronavirusit në Romë, Itali.

Dy turistë kinezë janë diagnostikuar me këtë virus. Ato ndodheshin në hotelin "Palatino via Cavour" të Romës.

Këtë e bën me dije kryeministri i vendit Giuseppe Conte gjatë një konference për shtyp në Palazzo Chigi.

Gjithashtu Conte deklaroi se janë marrë të gjitha masat paraprake dhe se dy shtetasit kinezë janë shtruar në një spital në Romë.

Ministri i Shëndetësisë Speranza u bëri thirrje qytetarëve italianë që të qëndrojnë të qetë dhe të mos hapin panik pasi situata është nën kontroll.

Shteti ka marrë të gjitha masat për të ndaluar një përhapje të mundshme.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH