Globi

Dita e tretë e protestës, serbët bllokojnë veriun

Shkruar nga Liberale
Dita e tretë e protestës, serbët bllokojnë veriun

Për të tretën ditë radhazi, serbët mbajnë të bllokuar pikën e kalimit kufitar të Jarinjës në veri të Kosovës e së fundi, kanë paralizuar lëvizjen e automjeteve edhe në vendkalimin e Bërnjakut.

Vesna Peshiç e pohoi këtë fakt teksa deklaroi në rrjetet sociale se serbët nuk kanë pse të krijojnë probleme me targat.

“Nuk e di pse serbët po krijojnë këtë lloj situate me targat e Kosovës, kur shqiptarët përmes Serbisë duhej të vendosin targa serbe. Kosova është e pavarur, pavarësisht nëse është apo jo anëtare e organizatave ndërkombëtare”, ka shkruar ajo në Twitter.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH