Aktualitet

‘Ëndrra’ e maturantit absolut nga gjimnazi “Qemal Stafa” me të gjitha 10-ta: Do të bëhem politikan

Shkruar nga Liberale
‘Ëndrra’ e maturantit absolut nga gjimnazi “Qemal

18-vjeçari tani është maturanti absolut në vendin tonë. Ai ka arritur të rrëmbejë pikët maksimale në Anglisht, Gjuhë-Letërsi, Matematikë dhe në Biologji.

Egnald Çela i Gjimnazit “Qemal Stafa ‘mori 10.0 në të gjitha provimet e Maturës. Ai thotë se kishte punuar shumë për këtë rezultatet në çdo test, por më shumë iu gëzua 10 me yll që mori në Letërsi.

“Kanë qenë dhe shumë përgatitje në fakt dhe prisja që të merrja 10, po jo 10.0 të 4 provimet. E kisha synim që një nga provimet ta merrja 10.0 që të merrja medaljen e artë, por pastaj përfundova duke I marr të katërta dhe për këtë i jam falenderues vetes time , sidomos mësuesve, sidomos atyre që janë pjesë e Gjimnazit ‘Qemal Stafa’. Provimi që kam pasur më shumë merak ka qenë Gjuhë-Shqipe dhe Letërsia. Është një lëndë që kam punuar shumë për të dhe prisja të merrja 10, por jo 10.0 (absolute). Letërsia është një nga lëndët që ju e patë dhe vetëm 15 veta morën 10.0. Për mua kjo ishte sukses.”

Teksa falënderon mësuesit e tij Egnaldi tregon se sekreti I  këtij rezultati të shkëlqyeshëm është fakti se ai nuk ka zgjedhur kurrë të izolohet duke mësuar gjatë gjithë kohës, por përkundrazi i pëlqen të eksploroj natyrën dhe të bëj pushime.

“Nuk është fare efektive të izolohesh. Unë këtë gjë e bëra në provimin e Letërsisë se doja të isha sa më brenda, por po ta shikosh instagramin dhe rrjetet e mia sociale jam gjithë kohës duke dal jashtë e duke udhëtuar, duke zbuluar një qytet apo shtet të ri. Unë realisht nuk marr më shumë se 2 orë 2h e 30 minuta për të mësuar, ka pasur raste që kam studiuar dhe një orë, ka pasur raste  që skam mësuar fare. Nuk ka rëndësi sa orë ti i vendos mësimit , por cilësia e të mësuarit.”

Për studime ka vendosur të konkurroj në degët e IT, por nëse do të ishte e nevojshme të bëj diçka në shërbim të shoqërisë  ai thotë se do të bëhej edhe politikan.

“Unë kam vendosur të zgjedh një nga degët e inxhinierisë. Akoma nuk e kam përcaktuar cilën degë, por mendoj për inxhinierinë e kompjuterit ose atë civile , ose atë bio-mjekësore . Realisht nëse do të shikoja mundësinë për të bërë një ndryshim në shoqërinë përreth meje sado i vogël të jetë ky ndryshim do e bëja dhe nëse politika është rruga për ta bërë, patjetër që po.”

Ai ende nuk e ka vendosur ende nëse do të studioj në Shqipëri apo jashtë, por diçka është e sigurt thotë Egnaldi kontributin e tij në punë do ta jap në vendin e tij.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH