Një aksident i rëndë ka ndodhur në Salento të Italisë, ku një 19 vjeçar ka humbur jetën në provincën e Leçes pas një përplasje mes skuterit të tij dhe një makine.
Mësohet se, viktima është Francesco Caragiuli, 19 vjeç nga Leverano, i cili u përplas kokë më kokë me një makinë të drejtuar nga një i ri 22-vjeçar, ende i paidentifikuar.
Si pasojë e goditjes, i riu Italian ndërroi jetë në vend, ndërsa drejtuesi i makinës u transferua në spital, ku edhe po merr ndihmën e parë mjekësore.