Në zyrën e shefit të rendit në Komisariatin e Policisë së Elbasanit, Faik Ruko është zbuluar një skandal i paprecednetë ku prej më shumë se 2 vitesh qëndronin 9 armë pa leje, dhe që ishin të papajisura me ndonjë procesverbal.
Nga burimet mësohet se armët janë automatike model 56 dhe asnjë procesverbal nuk është gjetur për origjinën e tyre, nëse ishin përdorur në ndonjë ngjarje kriminale ose jo si dhe nuk u ishte bërë asnjë ekspertizë.
Ndërsa ligji parashikon pajisjen e tyre me dokumentacion shpjegues, kjo nuk ka ndodhur në këtë rast i cili krijon një precedent të padëgjuar më parë.
Nërkohë, raportohet se për ngjarjen është vënë në dijeni edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ndërsa ka nisur edhe një hetim për të hedhur dritë mbi çështjen në fjalë.
Më herët ishin vënë në dijeni edhe drejtuesit e komisariatit, pavarësisht se asnjë masë konkrete nuk ishte marrë. Ky rast është bërë publik pas ndryshimit të emrave në drejtimin e rendit në këtë komisariat.