Globi

E rëndë/ E tërhoqi zvarrë ekskavatori në ditën e parë të punës, humb jetën shqiptari

Shkruar nga Liberale
E rëndë/ E tërhoqi zvarrë ekskavatori në ditën e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas orës 10:00 të së premtes në Greqi.

Bëhet me dije nga mediate e huaja se konkretisht në Agrinio të Greqisë një i ri shqiptar ka humbur jetën në vendin e tij të punës.

Sipas raportimeve mësohet se ngjarja ndodhi në konkretisht gjatë një procesi pune në Rema Rebelia.

Mediat greke raportojnë se 24-vjeçar shqiptar, si për ironi e kishte ditën e tij të parë të punës, si punëtor i një kompanie kontraktore që kishte marrë përsipër kontratën në Rema Rebelia, ndërsa është tërhequr zvarrë nga një ekskavator.

Ndërkohë, nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti në fjalë, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH