Një rast i rëndë i abuzimit në familje raportohet të ketë ndodhur pasditene së merkurës në Kalkidë, Greqi. Ka qenë nëna e një 9-vjeçari e cila ka raportuar në polici bashkëshortin e saj, duke e akuzuar se ka tentuar të përdhunojë fëmijën, në shtëpinë e tyre.
Sipas informacioneve, 49-vjeçarja, nëna e fëmijës pasditen e së mërkurës iu drejtua autoriteteve dhe ka raportuar se 39-vjeçari, teksa priste tek ajo në shtëpi, tentoi të përdhunonte djalin e tyre.
39-vjeçari akuzohet për tentativë përdhunimi, akte seksuale me të mitur dhe shkelje të ligjit për dhunën në familje, ndërsa i mituri pritet të kontrollohet nga mjeku.