Aktualitet

E premtja e zezë, “një det gjaku mes shahut dhe njerëzve”

Shkruar nga Liberale
E premtja e zezë, “një det gjaku mes shahut dhe

Nga Laert Miraku

Jo çdo e premte është e “zezë”. Një pjesë e mirë e shqiptarëve njohin vetëm dy të premte të “zeza”. Njëra i referohet kontekstit fetar për të krishterët, e cila simbolizon ditën kur Jezu Krishti u kryqëzua, për të cilën flitet për më shumë se 2000 vite. Tjetra e kthyer në traditë në Shqipëri, e lidhur fort më efektet financiare. Ndërsa për amerikanët "e premtja e zezë" u bë e zakonshme pas shtatorit të vitit 1869, ku u regjistrua rënie e tregut të arit. "E premtja e zezë" në ekonomi është ulja e çmimeve për të fituar klientë.

Ndërkohë, shqiptarët supersticiozë deklarojnë se kur data e 13 e muajit qëllon në një të premte, është ogurzezë. Për këta supersticiozë kjo është e premtja e zezë.

Nëse i referohemi sërish kontestit fetar, dita e premte është dita më e mirë e javës për myslimanët. Allahu e ruajti ditën e premte nga popujt që ishin më parë. Hebrenjtë e zgjodhën ditën e shtunë, të krishtertë të dielën, andaj Allahu na e dha neve dhe na obligoi ta nderojmë ditën e xhuma.

Por jo të gjitha të premtet janë “ditë të mira” për myslimanët. Për iranianët, e premtja e 8 korrikut e vitit 1987 është futur në histori si “e premtja e zezë”. Sot mbushen 35 vjet nga dita kur ushtria e Shah Mohammad Reza Pahlavi vret 64 persona në sheshin Jaleh. Për shifrën e njerëzve që humbën jetën atë ditë u spekulua shumë.

Fillimisht, media perëndimore dhe opozita raportuan "15,000 të vdekur dhe të plagosur", por zyrtarët e qeverisë iraniane raportuan se 86 persona kishin vdekur në Teheran gjatë gjithë ditës.  Teoricieni francez Michel Foucault raportoi fillimisht se 2,000 deri në 3,000 njerëz kishin vdekur në sheshin Jaleh, dhe më vonë ai e rriti atë numër në 4,000. Korrespondenti i BBC-së në Iran, Andrew Whitley, raportoi se qindra kishin vdekur. Sipas historianit ushtarak Spenser C. Tucker , 94 u vranë të Premten e Zezë. Sipas tij ata që humbën jetën ishin 64 protestues dhe 30 forca të sigurisë qeveritare. Sipas iranologut Richard Foltz , 64 protestues vdiqën në sheshin Jaleh.

“E premtja e zezë” mendohet se ishte ngjarja vendimtare e cila fuqizoi revolucionin dhe çoi në rrëzimin e monarkisë së Iranit pa u mbushur ende një vit nga masakra. Besohet gjithashtu se “e premtja e zezë” luajti një rol vendimtar në radikalizimin e mëtejshëm të lëvizjes protestuese, duke bashkuar opozitën ndaj Shahut dhe duke mobilizuar masat.

Incidenti është përshkruar nga historiani Ervand Abrahamian si "një det gjaku mes shahut dhe popullit". Historianët thonë se më 8 shtator, mijëra njerëz u mblodhën në sheshin Jaleh të Teheranit për një demonstratë fetare, të pavetëdijshëm se qeveria kishte shpallur gjendjen ushtarake një ditë më parë.

Në kohën kur ka ndodhur ngjarja shqiptarët ishin ende nën regjimin Socialist Totalitar. Kohë kur besimi ishte i ndaluar. Gjatë viteve të tranzicionit mes shqiptarëve është folur vetëm për të premtet e “zeza” të përmendura më lartë. Sot është e premte, për një pjesë të shqiptareve, pasditja e çdo të premteje është fillimi i fundjavës. Për ata që nuk e lodhin kokën me kontekstet fetare, çdo e premte është e mirë nëse e shtuna dhe diela janë pushim dhe atyre nuk u duhet që të shkojnë në punë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH