Globi

Dyshohet se kishin lidhje me Izraelin, policia iraniane arreston “spiunët”

Shkruar nga Liberale
Dyshohet se kishin lidhje me Izraelin, policia iraniane arreston

Policia iraniane ka arrestuar liderin dhe katër anëtarë të tjerë të një rrjeti të dyshuar spiunazhi, që sipas Teheranit kanë lidhje me shërbimet e inteligjencës izraelite.

Kështu njoftoi më 28 korrik organizata kundër-spiunazhit e Njësisë së Zbatimit të Ligjit në Iran.

Në deklaratën e publikuar nga agjencia iraniane e lajmeve (ILNA), autoritetet thanë se anëtarët e rrjetit kishin mbledhur informacione "jetike" rreth Iranit, të cilat më pas ua kanë dërguar agjencisë së inteligjencës izraelite, Mossad, në këmbim të shpërblimeve financiare.

Zyra e Kryeministrit izraelit, e cila mbikëqyr Mossadin, nuk komentoi mbi arrestimet e raportuara.

Anëtarët e grupit dyshoheshin gjithashtu për përhapjen e propagandës kundër Iranit, thuhet në deklaratë.

Aty thuhet po ashtu se autoritetet iraniane sekuestruan pajisje elektronike të avancuara, karta SIM dhe telefona celularë nga anëtarët.

Irani ka akuzuar në mënyrë të përsëritur armikun e përhershëm, Izraelin, për akte të supozuara sabotimi në objektet e tij kërkimore bërthamore, si dhe sulme kibernetike dhe vrasje të shkencëtarëve bërthamorë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH