Ylli i muzikës pop Dua Lipa ka publikuar pak ditë më parë këngën e saj të re, ‘Houdini’, dhe ka nisur fushatën për ta promovuar, duke përfshirë edhe daljet në emisione radiofonike.
E pyetur për marrëdhënien e saj me akulloren, 28-vjeçarja tha se e urren akulloren me çokollatë. Bukuroshja tha se zgjedh shijen e vaniljes dhe i hedh vaj ulliri dhe kripë deti mbi të.
Ajo pohon se këtë kombinim të vaniljes, vajit të ullirit dhe kripës ia ka mësuar shumë njerëzve që tani e shijojnë akulloren e tyre njësoj si ajo.