Globi

Dialogu Kosovë-Serbi, BE përshëndet angazhimin e SHBA-ve

Shkruar nga Liberale
Dialogu Kosovë-Serbi, BE përshëndet angazhimin e SHBA-ve

Bashkimi Evropian mirëpriti angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndërmjetësuar një takim tjetër mes udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në një reagim për mediat, Nabila Massrali, zëdhënëse e BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Sigurinë tha se “BE-ja mirëpret angazhimin e palëve të treta që përpiqen të ndihmojnë Kosovën dhe Serbinë të dakordësojnë me kompromis normalizimin e marrëdhënieve mes tyre”.

“Ne përshëndesim të gjitha nismat që mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Për këtë marrim parasysh deklaratën e bërë nga Ambasadori Grenell [për takimin e 2 shtatorit]. Për BE-në, SHBA-të janë një partner i rëndësishëm. Ndajmë të njëjtat qëllime për rajonin dhe mbështetja e SHBA-ve për të ndihmuar dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja është e mirëpritur,” – tha Massrali.

Zëdhënësja e BE-së tha ndër të tjera se “për Kosovën dhe Serbinë, rruga drejt BE-së vjen përmes dialogut të ndërmjetësuar prej Brukselit”.

Kjo është hera e parë që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shfaqin koordinim dhe qëndrim të përbashkët për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Deklarata vjen pasi Ambasadori Grenell njoftoi se më 2 shtator do të ndërmjetësonte një takim tjetër mes udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, takim që do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi është konfirmuar nga udhëheqësit e Kosovës, kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti Hashim Thaçi e po kështu nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH