Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula tha nga foltorja e Kuvendit se, kullat në Tiranë janë të pajustifikuara dhe se e kanë futur Shqipërinë në listën gri të pastrimit të parave.
“Kullat në mes të Tiranës janë para të pajustifikuara. Është i vetmi vend në listën gri për pastrimin e parave bashkë me Turqinë. Nuk ka për t’u zhdukur nga lista gri e MoneyVal-it. 38.6 % e kompanive në Shqipëri kanë marrë kërkesë për ryshfet nga administrata e kësaj qeverie. Sipas investigimit të BIRN dhe DASH, Freedom House, etj janë 14 raporte që ju nxijnë. Të gjithë këto raporte e kanë lënë qeverinë tuaj me brekë.”, u shpreh Sula në Kuvend.