Aktualitet

"Defender 2021”, Kim: Shqipëria nuk u zgjodh rastësisht

Shkruar nga Liberale
"Defender 2021”, Kim: Shqipëria nuk u zgjodh rastësisht

Nisja e stërvitjes ushtarake “Defender 2021” në Durrës u përshëndet nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Diplomatja amerikane falenderoi Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë gjithmonë SHBA dhe NATO në misionet e saj dhe u shpreh se ajo nuk është zgjedhur rastësisht për mbajtjen e stërvitjeve të tilla ushtarake.

“Ky është një raste i rrallë kur 3 gjeneralë me 4 yjë grumbullohen në të njëjtën kohë. Roli drejtues i Shqipërisë në këtë stërvitje është domethënës dhe roli i saj në aleancë vetëm rritet. Shqipëria është mikpritëse e të tilla aktiviteteve më shumë se çdo vend tjetër në rajon dhe kjo gjë nuk është rastësore. Shqiptarët kanë luftuar krah më krah me ne në misionet e aleancës. Kurrë nuk do t’i harrojmë këto sakrifica dhe do të jemi mirënjohës.

E njohim trimërinë tuaj dhe jemi të nderuar t’ju quajmë aleatë. Shqipëria ofron një bazë të rëndësishme që i jep mundësi NATO t’i japë përgjigje emergjencave shpejt dhe në mënyrë efektive. Përgëzojmë vullnetin e Shqipërisë për të marrë përgjegjësi. Keni qenë të zëshëm në mbështetjen tuaj për SHBA. Kjo stërvitje në Shqipëri është historike në vetvete”, tha Ambasadorja.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH