Në një bisedë me ndjekësit, Dalina Buzi është pyetur se pse kurrë nuk flet për bashkëshortin e saj.
Ajo ka thënë se, se bashkëshortit nuk i intereson që të jetë publik, dhe se as Dalina nuk do ta ndajë me të tjerët.
"Gjithnjë komenton për vajzat, asnjëherë për bashkëshortin. Ka arsye?", i ka shkruar ndjekësi.
“Arsyeja është sa e thjeshtë aq edhe e komplikuar, por do ta përmbledh me një fjali: Nuk ia ndjen fare që të dalë dhe mua s’ma ndjen ta ndaj me të tjerët. Pse duhet ta ndaj burrin me të tjerët?”, është përgjigjur Dalina.