Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se duhanpirësit janë më të rrezikuar nga COVID-19, pasi duhani dëmton mushkëritë dhe pjesë të tjera të trupit të tyre.
Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri, ka shpërnarë konstatimin e OBSH dhe ju bën thirrje duhanpirësve t;'i japin fund duhanpirjes për të mbrojtur shëndetin e tyre.
“Duhanpirja dëmton mushkëritë dhe pjesë të tjera të trupit tuaj, dhe ju bën më të cënueshëm nga infeksioni i COVID-19. Është koha e duhur për t’i dhënë fund ? duhanpirjes për një shëndet më të sigurt dhe më të mirë ?”, thuhet në reagimin e OBSH në Shqipëri.
Po ashtu, OBSH ndër të tjera shkruan se duhanpirja mund t'i ekspozojë personat më shumë drejt Covid.
"Përdorimi i produkteve të duhanit mund të rrisë shanset tuaja për t’u prekur nga COVID-19
❗Afrimi i duarve ? tuaja te buzët ? tuaja mund të transmetojë virusin në trupin tuaj
❗Ndarja e produkteve të duhanit me të tjerët mund të transmetojë virusin ndërmjet njerëzve
❗Duhani dobëson sistemi tuaj respirator duke ju bërë më të cenueshën nga virusi", thuhet në një postim tjetër./Gazeta Liberale