Showbiz

Çfarë pritet të ndodhë sot në “DWTS”? Bora Zemani paralajmëron: Sonte, një super spektakël, kaq po ju them

Shkruar nga Liberale
Çfarë pritet të ndodhë sot në “DWTS”?

Spektakli më i madh i kërcimit, vjen me një tjetër episod këtë mbrëmje, ku shumë personazhe të njohur publik priten të ngjiten në skenë, shoqëruar nga balerinët profesionistë, për të dhuruar një shfaqje të paharrueshme.

Para tre ditësh, në faqen zyrtare të Instagramit të “DWTS”, është postuar promoja e spektalit të sotme, i cili paralajmëron se yjet do të rrëfehen si kurrë më parë.

Ndërkohë që të gjithë janë sy e vesh për të parë programit e sotëm, Bora Zemani ka treguar se sonte do të jetë një super spektakël.

Moderatorja e njohur, e cila së fundmi ka hapur një kanal komunikimi në profilin e saj të Instagramit, i njohur si “broadcast channel”, ka paralajmërura fansat se duhet të bëhen gati për spektaklin e sotëm.

“Sonte, një super spektakël në Dancing with the Stars”. Kaq po ju them”, shkruan Bora, duke shtuar edhe ikonën e zemrës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH