Horoskop

Ç'farë ka parashikuar Paolo Fox gjatë datave 12-18 qershor për shenjat e Horoskopit?

Shkruar nga Liberale
Ç'farë ka parashikuar  Paolo Fox gjatë datave 12-18

DASHI: Nuk ka më shpërqendrime për ata që kanë lindur në shenjën e Dashit. Do të jetë një javë vendimtare për sezonin e verës, si në dashuri ashtu dhe në punë, por gjithçka varet nga aftësia juaj organizative. Mbajini sytë hapur dhe lexoni sinjalet që do t’ju vijnë, ose rrezikoni të lini një mundësi të mirë t’ju ikë nga duart. Qershori do të jetë muaji i mundësive të arta, por lëvizja e duhur në kohën e duhur do të jetë shpëtim për ju.

DEMI: Yjet u buzëqeshin të lindurve në shenjën e Demit. Drita e Hënës do ta ndriçojë shenjën tuaj, por do të jeni të mbrojtur edhe nga ndikimi i Uranit dhe Saturnit. Këto do të jenë ditë qetësie dhe stabiliteti, por që do të shkunden nga ardhja e një sërë lajmesh intriguese që parashikojnë shumë zhvillime pozitive brenda një kohe të shkurtër. Mundohuni të përfshini edhe njerëzit e afërt në jetën tuaj.

BINJAKËT: Ju që i përkisni shenjës së Binjakëve , ndiheni të rraskapitur pas një periudhe përpjekjesh pa fund. Mos e detyroni veten të vazhdoni, merrni pak kohë për veten tuaj ose rrezikoni ta përkeqësoni situatën. Jeni të paduruar për të përfunduar atë që keni filluar. Nëse do të gjeni pak kohë për t’u çlodhur, do të mund të mendoni për lëvizjen e radhës për t’i vënë punët në vijë pa u sforcuar më tej.

GAFORRJA: Kjo do të jetë një javë e mbarë për të lindurit në shenjën e Gaforres. Pas një pranvere me ulje-ngritje, më në fund duket se jeta juaj po merr drejtimin e duhur. Yjet ju falin siguri, prandaj përfitoni nga kjo periudhë pozitive për të bërë realitet dëshirat tuaja, edhe ato më të parëndësishmet. Të gjithë meritojnë t’i plotësojnë vetes ndonjë tekë herë pas here. Në fund të javës do të përballeni me një zgjedhje të vështirë, ndiqni zemrën tuaj.

LUANI: Këto ditë do të jenë të mbushura me ankth dhe lodhje për të lindurit në shenjën e Luanit. Keni një mijë gjëra për të bërë dhe pak kohë për të menduar këto ditë. Nëse do t’i bëni gjërat sipas ritmit të të tjerëve dhe do të bini në kurthin e paranojave të tyre, fundi i javës do t’ju gjejë të rraskapitur. Veproni me zgjuarsi, kërkoni zgjidhjen më të zgjuar, jo më të lodhshmen. Shtrëngoni dhëmbët edhe për pak kohë, se shumë shpejt do të shihni dritë në fund të tunelit.

VIRGJËRESHA: Kjo do të jetë një javë pozitive për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Së fundmi keni bërë një zgjedhje të rëndësishme, e cila ka filluar të japë fryte. Ndiqni me vendosmëri rrugën që keni zgjedhur, përfitoni nga ky moment i favorshëm për të krijuar më shumë stabilitet për veten dhe për ata që doni. Mos u trembni nga e panjohura, mirëpriteni atë dhe përdoreni në avantazhin tuaj.

PESHORJA: Java do të jetë e ndarë më dysh për të lindurit në shenjën e Peshores. Nga njëra anë, jeta juaj profesionale po lulëzon, asgjë nuk duket se mund të bllokojë suksesin tuaj. Nga ana tjetër, në dashuri situata është kritike, si për ata që janë vetëm, ashtu edhe për ata që janë në çift. Të dyja palët rrezikojnë të krijojnë keqkuptime. Beqarët përpiqen të përfshihen në lidhje të reja, ndërsa ata që kanë një partner rrezikojnë ta largojnë atë në mënyrë të pavullnetshme. Peshojini më mirë fjalët tuaja.

AKREPI: Akrepat kanë parë ditë më të mira, por nuk ankohen. Nuk do të bëni shumë hapa përpara në këtë javë që premton të jetë statike dhe e mërzitshme. Ndieni se ju kanë shteruar energjitë, por as nuk e keni të qartë se çfarë doni të arrini. Kini parasysh se sa herë që mbyllet një derë hapet një dritare. Tani keni më shumë kohë për t’u marrë me veten dhe për të kuptuar se çfarë doni me të vërtetë. Me t’ia rinisur nga e para, gjithçka do të jetë më e lehtë.

SHIGJETARI: Të lindurit në shenjën e Shigjetarit do të jenë këtë javë më të paduruar se kurrë. Dëshira e madhe për të shkuar me pushime ju bën të nxituar, duke rrezikuar të bëni nervozë shumë njerëz dhe duke anashkaluar shumë çështje të rëndësishme. Përpiquni t’i merrni seriozisht përgjegjësitë tuaja, do të ketë kohë për të shijuar diellin dhe plazhin. Tregohuni vigjilentë në dashuri, një person i ri mund t’jua ëmbëlsojë jetën.

BRICJAPI: Kjo javë do t’i gjejë optimistë për të ardhmen të lindurit në shenjën e Bricjapit. Yjet drejtojnë veprimet tuaja, ju ndiheni më të guximshëm dhe më me fat se zakonisht. Çdo rrezik që do të merrni përsipër është një mundësi për të bërë përpara, çdo bast është një siguri. Kini gjithmonë besim se do t’i arrini objektivat tuaja. Jini më të kujdesshëm në çështjet e zemrës: rrezikoni të dështoni nëse nuk merrni parasysh ndjenjat e të tjerëve.

UJORI: Duket se nuk ka pasur asgjë të re këto ditë në jetën e të lindurve në shenjën e Ujorit. Shumë projekte janë prishur në këto ditë vere. Shpeshherë keni pasur ndjesinë se keni bërë një hap para e dy hapa pas. Një re zhgënjimi dhe pesimizmi do t’ju ndjekë gjatë gjithë javës. Kini parasysh se asgjë nuk është e prerë si me thikë. Është më e udhës të prisni për mundësi më të mira.

]; Të lindurit në shenjën e Peshqve janë në qendër të gjithçkaje këto ditë. Ju keni treguar se keni shumë cilësi dhe jeni të domosdoshëm për disa gjëra. Nga njëra anë ndiheni të kënaqur dhe të lumtur që keni marrë vlerësimin që meritoni, nga ana tjetër nuk keni më një moment të lirë për veten. Ju keni shumë përgjegjësi mbi vete tani, të cilat nuk mund t’i merrni lehtë. Përvishni mëngët dhe tregoni sa vleni.

Poll
SHQIPENGLISH