Presidenti i Republikës Bajram Begaj vijon takimet me drejtuesit e partive politike, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 2023 dhe caktimin e një date.
Begaj pritet të takohet mesditën e sotme me Fatmir Mediun, Dashamir Shehin, Vangjel Dulen dhe Agron Dukën.
Nesër në orën 18.00 pritet të zhvillohet takimi i kreut të grupit demokrat Enkelejd Alibeaj me presidentin.
Ndërkohë nga kampi i Berishës dhe Partia e Lirisë, nuk është njoftuar ende askush
Zgjedhjet pritet të mbahen mes 15 prillit dhe 15 majit, siç e parashikon edhe Kushtetuta.
Më herët, sot u zhvillua një takim mes kreut të PD-së, Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për aksionin opozitar.