Showbiz

Britney Spears sërish nudo, ndjekësit e kryqëzojnë: Tani e kuptojmë pse babai yt sillej ashtu

Shkruar nga Liberale

Pavarësisht reagimeve që po merr, fansat që i bëjnë thirrje të jetë më e kujdesshme me rrjetet sociale dhe djemtë e saj nuk duan as ta shohin, Britney Spears nuk tërhiqet. Ajo vazhdon të postojë postime provokuese, duke mos humbur rast të tregojë trupin e saj të zhveshur në Instagram.

Pavarësisht se deklaroi se ishte e tronditur nga deklaratat e djemve, se ishin të zhgënjyer me sjelljen e saj, ajo po tregon konkretisht se nuk i intereson se çfarë mendojnë ata.

Këtë herë ajo ka postuar një foto ku shfaqet e zhveshur në plazh, vetëm me një kapele të kuqe. Ajo është siguruar që t'i mbulojë pjesët intime me disa emoji në formë lulesh.

Edhe një herë, ndjekësit e saj në Instagram u përpoqën ta këshillojnë, duke u shprehur se "duhet të mendojë për fëmijët e saj", pasi në një intervistë deklaruan se nuk janë rehat me veprimet e saj.

Gjithashtu, teksa disa e lavdëruan fillimisht se nuk kujdesej për askënd dhe tani e bën jetën e lirë, këtë herë duket se nuk ndajnë të njëjtin mendim.

Duke parë se sjellja e saj mbetet e njëjtë dhe Britney Spears  vazhdon “ekspozimin”, ata flasin për probleme të mundshme psikologjike, të cilat ajo duhet të hetojë. Në fakt, nuk janë të paktë ata që komentuan se “tani e kuptojnë pse kanë qenë kaq vite në kujdestari të detyrueshme”./Liberale.al

[gallery columns="1" size="full" ids="1290025,1290024"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH