Maqedoni

Maqedoni e Veriut, numërohen votat/ VMRO rikthehet në pushtet, BDI del forcë e dytë, mbetet pas LSDM dhe koalicioni VLEN

Shkruar nga Liberale

Maqedoni e Veriut, numërohen votat/ VMRO rikthehet në pushtet, BDI del

Janë numëruar rreth 98% e votave të zgjedhjeve Parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Pas dy mandatesh në opozitë, VMRO-DPMNE me kryetar Hristian Mickoskin ka fituar zgjedhjet e 8 majit duke u rikthyer në pushtet.

VMRO ka marrë 43.15% ose 417 964 vota. 59 deputetë do të ketë VMRO në Kuvendin e ri të RMV.

LSDM ka pësuar një humbje dramatike teksa ka përfunduar me 15.26% të votave. Në Kuvendin e ri ajo do të ketë 18 deputetë.

Maqedoni e Veriut, numërohen votat/ VMRO rikthehet në pushtet, BDI del


19 do të jetë numri i deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut që do t’i përkasin koalicionit të partive shqiptare, “Fronti Europian”, me 135 859 vota.

Maqedoni e Veriut, numërohen votat/ VMRO rikthehet në pushtet, BDI del

Këta do të jenë edhe grupimi i dytë më i madh në Kuvend, pas VMRO, duke spostuar kështu aleatin e tyre LSDM-në, të tretën.


Koalicioni tjetër shqiptar nga radhët e opozitës, VLEN ka marrë mbështetjen e rreth 11% të votuesve, ose 105 659 vota, të cilat përkthehen në 13 mandate në Kuvendin e ri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH