Maqedoni

E rëndë/ Kishte shkuar në motel, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomë

Shkruar nga Liberale

E rëndë/ Kishte shkuar në motel, 61-vjeçari gjendet pa

Një 61-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është gjetur pa shenja jete në një motel në Ferizaj të Kosovës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:35.

“Më datën 15.02.2024, rreth orës 16:35 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në një motel në Ferizaj, një person, mashkull, i moshës 61 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut është gjetur pa shenja jete, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestar”, deklaroi ai.

Ai tha se policia po heton ngjarjen, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH