Maqedoni

Ali Ahmeti kritikon Albin Kurtin: Kosova ka arritur këtu, falë bashkëpunimit me ndërkombëtarët

Shkruar nga Liberale

 

Ali Ahmeti kritikon Albin Kurtin: Kosova ka arritur këtu, falë

Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka komentuar qëndrimin e Kosovës për çështjen e dinarit serb, pavarësisht paralajmërimeve të ndërkombëtarëve.

Ai shprehet se Kosova ka arritur të ketë autoritetet e veta falë bashkëpunimit ndërkombëtar, ndaj ky komunikim duhet të jetë të vazhdojë.

“Kosova ka autoritetet e veta, Kosova ka subjektivitet edhe ndërkombëtar. Por, Kosova ka arritur deri këtu në komunikim, bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Prandaj ky komunikim duhet të jetë në vazhdimësi, sepse historikisht shtetet janë ndërtuar me aleanca, shtetet janë ndërtuar me miq dhe ne akoma kemi nevojë aleancat t’i ruajmë dhe t’i forcojmë.

Ne akoma kemi nevojë për miq dhe miqësitë t’i zgjerojmë dhe jo të izolohemi dhe të bimë në kundërshtim me komunikimin, bashkëpunimin dhe me kërkesat, këshillat e komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë Ahmeti.

Kujtojmë se ambasada amerikane i ka reaguar ashpër kryeministrit Albin Kurti, i cili një ditë më parë ka thënë se çështja e dinarit nuk ka dëmtuar partneritetin Kosovë-SHBA. Në një konferencë për media, ambasadori Jeffrey Hovenier, e ka bërë të qartë se situata me dinarin ka ndikuar në këtë partneritet.

“Shqetësimet i kemi thënë si publikisht dhe privatisht. Kam dëgjuar në intervista se kjo situatë nuk ka ndikuar në marrëdhëniet tona. Dua të jem i qartë, thjesht nuk është e vërtetë. Kjo situatë ka prekur partneritetin tonë. Çdo shpjegim tjetër është keqkuptim”, tha Hovenier.

Tha se nuk i sfidojnë institucionet e Kosovës për të rregulluar sektorin financiar, por ka kërkuar që Rregullorja e re e Bankës Qendrore të shtyhet.

“Nuk i sfidojmë institucionet e Kosovës apo BQK-në, por ne vazhdimisht po kërkojmë që të shtyhet zbatimi i Rregullores për një periudhë tranzicioni”, shtoi ambasadori amerikan.

Hovenier ka thënë se kjo çështje duhet të zgjidhet në dialog dhe pret që Kosova e Serbia të jetë konstruktive në zgjidhjen e saj deri sa thotë se deri më tash nuk ka parë përpjekje për një gjë të tillë.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH