Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbardhur se autori i vrasjes makrabre të 11 vjeçares në Greqi, e ka qëlluar 11 herë me kaçavidë në zemër dhe shpretkë, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të miturës.
Në të njëjtën kohë, nuk kishte asnjë gjurmë të abuzimit seksual të vogëlushes.
Në dosjen e ngritur nga policia përfshihen akuzat për vrasje me paramendim dhe tentativë përdhunimi.
Ajo i ka thënë “do t’i tregoj prindërve” dhe më pas ai e ka ndjekur dhe e ka vrarë
37-vjeçari ka pranuar në polici se para se të vriste 11-vjeçaren, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.
“I sugjerova që të takoheshim. Ai reagoi dhe refuzoi. Ajo tha se do t'u tregonte prindërve të saj dhe unë e vrava me kaçavidën që kisha në makinë”, pretendoi ai.
Burime për protothema.gr, raportuan se fëmija kishte plagë mbrojtëse në duar. Ndaj, konstatohet se autori ka sulmuar 11-vjeçaren dhe ajo ka tentuar të mbrohet në çdo mënyrë që ka mundur, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë. Pas vrasjes, 37-vjeçarja e ka tërhequr zvarrë trupin e saj dhe e ka hedhur në kallamishte.
Pas kësaj, ai u kthye në shtëpinë e tij dhe shkoi në shtrat sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërsa të nesërmen shkoi normalisht në punë dhe filloi të sillej si i shqetësuar për fatin e mbesës së tij.