Alicia Leonardi, 42 vjeç, u godit dhe u vra nga një tren ndërsa po përpiqej të shpëtonte qenin e ish-të dashurit të saj. Tragjedia ndodhi në shtetin e New Hampshire, SHBA.
Në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti i Policisë së Exeter tha se ekipet e emergjencës iu përgjigjën një zone të pyllëzuar pranë shinave të trenit pranë mbikalimit të Rrugës Newfields, pasi zyrtarët hekurudhorë raportuan një aksident.
Sipas një hetimi paraprak, viktima po ecte përgjatë shinave me ish-të dashurin e saj dhe kafshën, kur treni mbërriti papritur, duke njoftuar çiftin me sinjalin akustik. Megjithatë, qeni, i cili nuk ishte me zinxhir , u frikësua dhe iku me vrap mbi shina.