Globi

Ukraina sulmon me dron portin më të madh tregtar në Rusi

Shkruar nga Liberale
Ukraina sulmon me dron portin më të madh tregtar në Rusi

Një sulm ndodhi në portin më të madh tregtar të Rusisë, Ust-Luga në rajonin e Leningradit.

Përgjegjës pëe sulmin ishte Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SSU). Dronët e SSU-së me rreze të gjatë udhëtuan mbi 900 kilometra, duke fluturuar pothuajse deri në Shën Petersburg dhe goditën me sukses objektivin.

Një video e postuar në mediat sociale ruse, tregon një nga dronët duke goditur disa rezervuarë të gazit. Si rezultat i sulmit, një cisternë gazi u dëmtua rëndë dhe tre kontejnerë aty pranë u prekën nga shpërthimi.

Ekspertët thonë se riparimet do të zgjasin të paktën një muaj, në varësi të disponueshmërisë së materialeve dhe patjetër do të çojnë në ndërprerje në funksionimin e terminalit.

Terminali Ust-Luga është një qendër e rëndësishme logjistike ruse në Detin Baltik, përmes së cilës Rusia shet naftë dhe gaz duke përdorur flotën e saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH