Globi

TRAGJIKE/ Vritet ish-boksieri shqiptar Besar Nimani në Gjermani

Shkruar nga Liberale

TRAGJIKE/ Vritet ish-boksieri shqiptar Besar Nimani në Gjermani

Ish-boksieri shqiptar nga Kosova, Besar Nimani është vrarë sot në qytetin e Bielefeldit në Gjermani. Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët e 38-vjeçarit.

Sipas medieve në Gjermani si dhe bazuar në deklaratat e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, Nimani është qëlluar sapo ka dalë nga restoranti.

Ngjarjn e rëndë e ka konfirmuar edhe vëllai i të ndjerit, Berat Nimani, përmes një postimi në rrjetet sociale. “Sot ne një pritë në Bielefeld te Gjermanisë është vra vllau im Besar Nimani. Ishalla Zoti na bashkon ne xhenet me ta. Përjet e mot krenar me ty, shpirtin me ta marr tradhtisht kan mujt vra por me poshtru kurr askush. Te dua”, shkroi ai.

Sipas raportimeve të dëshmitarëve, një grup prej pesë deri në gjashtë personash ishin ulur së bashku në një lokal. Më pas thuhet se të gjithë janë larguar së bashku nga restoranti. Pastaj papritmas pati të shtëna jashtë restorantit. Gjashtë deri në tetë të shtëna thuhet se janë qëlluar në këtë ngjarje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH