Në vendet perëndimore po shtohen rastet kur të moshuarit e braktisur po gjenden të pajetë në banesë. Së fundi në Britani, një çift të moshuarish janë gjetur të pajetë në banesë.
Burri, 81 vjeç dhe gruaja, 77 vjeç, janë gjetur të dy të vdekur në shtëpinë e fshatit të tyre në Cornwall, Britani e Madhe, pas kontrollit për mirëqenie e tyre.
Trupat e 81-vjeçarit Ian Hunt dhe gruas së tij Lynn, 77 vjeç, u gjetën në shtëpinë e tyre në Carnkie, pranë Helston, Cornëall.
Kishte pasur një shqetësim për mirëqenien e çiftit dhe një ekuipazh i ambulancës zbuloi trupat e tyre. Policia tha se nuk ka rrethana të dyshimta.
Policia e Devon dhe Cornwall tha: "Vdekjet e tyre nuk po trajtohen si të dyshimta". Besohet se çifti ishte i martuar në Buckinghamshire prej vitit 1975.