Globi

Tjetër plan ATENTATI ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur pranë vendit të mitingut të ish-presidentit në Kaliforni

Shkruar nga Liberale

Tjetër plan ATENTATI ndaj Donald Trump? Policia kap një person

Një tjetër atentat i dyshuar në përgatitje ndaj ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump është shmangur në Amerikë.

Sipas medieve të huaja, një person i armatosur është arrestuar në Kaliforni, pasi thuhet se tentoi të hynte në mitingun ku do të fliste Donald Trump.

Arrestimi u bë të shtunën në Coachella, por u njoftua një ditë më pas. Sherifi lokal tha në një deklaratë se mund të jetë parandaluar një tjetër atentat ndaj ish-presidentit.

BBC shkruan se i arrestuari quhet Vem Miller dhe besohet të jetë anëtar i një organizate antiqeveritare të ekstremit të djathtë, që sipas sherifit, po planifikonte të vriste Trump, por rrethanat dhe detajet janë ende të rezervuara nga autoritetet.

Sipas informacioneve të para, ai kishte me vete një armë dhe një karikator, si dhe karta identiteti false për gazetarët dhe për zonën e spektatorëve VIP. Burri u pa nga policia lokale dhe jo nga siguria e Trump, në një pikë kontrolli rreth 1 kilometër nga vendi i fjalimit.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH