Globi

“Tërbohet” shqiptari në Zyrih, në mes të qytetit qëllon 9 herë me armë pas ndeshjes Shqipëri-Serbi!

Shkruar nga Liberale

“Tërbohet” shqiptari në Zyrih, në mes të qytetit

Sipas mediave të huaja, një i ri shqiptar qëlloi në ajër me një pistoletë, përpara Kongresshaus-it dhe në mes të trafikut, ndërsa shoqëria e tij festonte me brohorima.

Ndeshja e mbrëmjes së së shtunës përfundoi në barazim 0:0, por emocionet në rrugët e Zyrihut nuk munguan. Mjetet me flamuj shqiptarë mbushën rrugët e qytetit, veçanërisht në zonën pranë General-Guisan-Quai dhe Bürkliplatz, ku u panë edhe flamuj të UÇK-së.

Në një video që po qarkullon në rrjetin social Snapchat, një i ri me qeleshe shqiptare shihet teksa qëllon në ajër plot nëntë herë me armë.

Policia e qytetit të Zyrihut konfirmoi incidentin, duke theksuar se ngjarja ndodhi pas ndeshjes pranë Bürkliplatz-it. “Hetimet janë në vazhdim, por deri tani nuk kemi raportime për persona të lënduar,” tha zëdhënësi i policisë, Michael Walker.

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH