Një avion është rrëzuar në provincën Badakhshan në verilindje të Afganistanit.
Drejtori i kulturës dhe informacionit në provincën Badakhshan, Zabihullah Amiri, ka njoftuar në një komunikatë për shtyp se një avion indian pasagjerësh është rrëzuar në Malet Tohaka që ndodhen midis rretheve Kuran-Munjan dhe Zibak, raportojnë mediat afgane.
Dyshohet për një avion maroken ose rus.
Autoritetet lokale ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht llojin e avionit dhe numrin e viktimave.
Ndërkohë, autoritetet ruse të aviacionit thanë se humbën kontaktin me një aeroplan të regjistruar në Rusi që transportonte gjashtë pasagjerë mbi Afganistan të shtunën në mbrëmje. Avioni ishte një avion Dassault Falcon 10 i prodhimit francez. Reuters raportoi se avioni ishte një fluturim çarter nga India nëpërmjet Uzbekistanit për në Moskë.
Ministria përkatëse sqaroi më tej se avioni ishte një ambulancë ajrore që fluturonte nga Tajlanda në Moskë. Megjithatë, avioni u ul në aeroportin Gaya për qëllime të karburantit, shtoi ministria.
Amiri ka thënë se një ekip kërkim-shpëtimi është dërguar në zonën e aksidentit i cili ka ndodhur në orët e mëngjesit.