Globi

Pengu izraelit s’e dinte kur u lirua që gruan dhe vajzat ia kishin vrarë

Shkruar nga Liberale
Pengu izraelit s’e dinte kur u lirua që gruan dhe vajzat ia kishin

Një peng izraelit i liruar nga Hamasi nuk e dinte se gruaja dhe vajzat e tij ishin vrarë në sulmin e 7 tetorit, deri pas lirimit të tij të shtunën, ka bërë të ditur familja britanike e gruas së tij.

Eli Sharabi ishte kapur nga Hamasi 16 muaj më parë dhe është liruar të shtunën në Deir al-Balah, në Gaza, raporton BBC.

Gruaja e tij Lianne Sharabi, e cila ishte nga Bristol, dhe vajzat Noiya dhe Yahel janë gjetur të vrara në shtëpinë e tyre "të përqafuar së bashku" në vitin 2023.

Prindërit e Lianne, Gill dhe Pete Brisley i kanë thënë BBC-së të dielën se një ushtar i Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF) i ka treguar Sharabit se çfarë ka ndodhur me familjen e tij.

Të afërmit e tij nuk ishin të sigurt nëse Sharabi e dinte se Lianne, Noiya dhe Yahel u vranë në sulmin e 7 tetorit.

Ai ishte një nga tre pengjet që iu dorëzuan të shtunën Kryqit të Kuq nga Hamasi, si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi të ndërmjetësuar ndërkombëtarisht.

Në fjalën e tij gjatë lirimit, Sharabi është shprehur se ishte shumë i lumtur që po kthehej te gruaja dhe vajzat e tij.

Çifti Brisley, të cilët jetojnë në Bridgend, në Uellsin jugor, thanë se ishin duke parë lirimin e dhëndrit të tyre,ndërsa po jepej live në TV./Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH