Globi

Mjeku dyshohet për vrasjen e qëllimshme të 15 pacientëve, hetimet zbulojnë faktin tronditës

Shkruar nga Liberale
Mjeku dyshohet për vrasjen e qëllimshme të 15 pacientëve,

Prokurorët gjermanë kanë deklaruar se mjeku, i identifikuar si Johannes M., dyshohet se ka vepruar me sashje madje kishte “epsh për vrasje”.

Sipas autoriteteve, viktimat – 12 gra dhe 3 burra – ishin të moshave nga 25 deri në 94 vjeç dhe vdiqën midis shtatorit 2021 dhe korrikut 2024.

Hetuesit thonë se mjeku i ka administruar pacientëve anestezikë dhe relaksues muskujsh, pa dijeninë apo miratimin e tyre.

Substancat e përdorura shkaktuan paralizë të muskujve të frymëmarrjes, duke çuar në ndalim të frymëmarrjes dhe vdekje brenda pak minutash.

Në pesë raste, ai dyshohet se ka vënë zjarr në banesat e viktimave për të fshehur krimet – përpjekje që në disa raste nuk patën sukses.

Sipas detajeve tronditëse të dosjes së prokurorisë, më 8 korrik 2024, mjeku dyshohet se vrau dy pacientë në të njëjtën ditë: një burrë 75-vjeçar në Kreuzberg në mëngjes, dhe një grua 76-vjeçare në lagjen Neukölln pasdite.

Kur nuk arriti të shkaktonte zjarrin e planifikuar në banesën e viktimës së dytë, ai raportohet se kontaktoi një të afërm të saj, duke pretenduar se nuk po merrte përgjigje në derë.

Johannes M. u arrestua fillimisht në gusht 2024, i dyshuar për vrasje nga pakujdesia në katër raste. Por hetimet kanë zbuluar një numër shumë më të madh viktimash dhe dyshime të thella për vrasje me paramendim. Prokurorët tani e përshkruajnë atë si një person me një motiv të pastër kriminal, pa ndonjë përfitim personal – thjesht një “epsh për vrasje”.

Një ekip special hetuesish ka identifikuar 395 raste të dyshimta, ku mund të jetë përfshirë i akuzuari. Deri tani, në 95 raste është konfirmuar dyshimi fillestar, ndërsa 75 të tjera janë ende nën shqyrtim.

Janë kryer 12 zhvarrime, për të hetuar më tej mënyrën e vdekjes, ndërsa pesë zhvarrime të tjera janë në plan.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH