Episodet e dhunës janë shtuar ndjeshëm në shkollat italiane. Një mësuese shkolle në Parma pagoi çmimin e fundit të dhunës, teksa është qëlluar me gurë nga disa nxënës, sipas asaj që raportojnë mediat italiane. Kështu ka deklaruar vetë mësuesja, e cila ka bërë denoncim në komisariatin e po këtij qyteti.
Mësuesja e shkollës në Parma u vu në shënjestër, fillimisht me fjalë dhe më pas me gurë, nga disa nxënës të klasës së shtatë.
Fillimisht me ofendime verbale gjatë orës së mësimit, më pas grupi i vogël e ndoqi atë jashtë shkollës, duke vazhduar ta ngacmonte. Në një moment një nxënës i hodhi një gur në kokë, por mësuesja arriti t'i shmangej për disa centimetra por më pas është qëlluar. Kështu shprehet profesoresha në një denoncim të paraqitur në Komisariatin e Policisë së Parmës.