Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut duket se nuk është e mirë, Ai nuk arriti të përfundonte dot fjalimin në meshë para tê ftuarve, duke thënë se është me bronkit.
" Do të doja ta lexoja të gjithë fjalimin, por kam një problem, kam pak bronkit, nuk mund të flas mirë, nëse nuk ofendoheni, do t'ju dorëzoj kopjen e fjalimit, më falni. Do t'ua dorëzoj për t'ju dhënë të gjithëve, por po mundohem shumë për ta lexuar. Faleminderit për mirëkuptimin", u tha Papa pjesëmarrësve.
‘Dhe tani do t'ju jap bekimin dhe pastaj do t'ju them lamtumirë një nga një, sepse për të thënë lamtumirë nuk duhet të flas", shtoi Papa.