Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Malatya të Turqisë Lindore.
Tërmeti me magnitudë 6 ballë i shkallës Rihter u regjistrua në orën 09:46, 45 kilometra në lindje të qytetit të Malatit me rreth 440 mijë banorë, në një thellësi prej 9 kilometrash.
Për momentin nuk ka informacione për dëme dhe lëndime në njerëz.