Propozimi i çuditshëm: Kush ka më pak se dy fëmijë, nuk ka ët drejtë të konkurojë për poste të larta në Administratë
Duke iu drejtuar një eventi masiv martese, kryeministri i një krahine në Indi, Tamil Nadu MK Stalin sugjeroi se ndoshta ishte koha që çiftet e sapomartuar të mendonin të kishin 16 fëmijë, në vend të '16 formave të pasurisë'.
Kryeministri i Tamil Nadu, MK Stalin, të hënën bëri një koment në lidhje me çiftet e sapomartuara që kanë më shumë fëmijë. Stalini i bëri këto komente në një event martesash të mbajtur nga departamenti i dhurimeve fetare dhe bamirëse hindu të shtetit, ku 31 çifte u martuan në prani të tij.
Sipas tij, ndoshta ka ardhur koha që çiftet të kenë 16 fëmijë në vend të 16 formave të pasurisë.
Stalini, në fjalimin e tij, tha se ndërsa pleqtë në kohët e mëparshme bekonin çiftet e porsamartuar për të fituar 16 forma të pasurisë, ndoshta tani ka ardhur koha për të pasur 16 fëmijë në vend të 16 formave të pasurisë.
“Kur pleqtë uronin ‘ju bëfshin 16 pasuri dhe jetofshi të begatë’, kjo nuk nënkuptonte 16 fëmijë, por 16 forma pasurie. Kjo është përmendur nga autori Visëanathan në librin e tij ku rendit edhe format e pasurive si 'lopë, shtëpi, grua, fëmijë, arsim, kuriozitet, njohuri, disiplinë, tokë, ujë, jetëgjatësi, automjet, ar, pronë, prodhim dhe fjalë të mira”, tha Stalini.
“Por tani askush nuk po ju bekon që të arrini 16 forma të pasurisë. Ata vetëm ju bekojnë që të keni fëmijë adekuat dhe të jetoni me prosperitet. Megjithatë, duke pasur parasysh se njësitë elektorale parlamentare mund të zvogëlohen, mund të lindë një situatë që të bën të pyesësh nëse duhet të kemi 16 fëmijë. Të mos e harrojmë këtë”, tha kryeministri.
Vërejtja e Stalinit për çiftet që kanë më shumë fëmijë vjen një ditë pasi homologu i tij nga Andhra Pradesh N Chandrababu Naidu shprehu një ndjenjë të ngjashme për të pasur më shumë fëmijë.
Naidu, të dielën, njoftoi planet e administratës së tij për të futur një ligj që lejon vetëm individët me dy ose më shumë fëmijë të konkurrojnë në zgjedhjet e organeve lokale. Ai gjithashtu u bëri thirrje familjeve që të kenë më shumë fëmijë, duke përmendur shqetësimet për plakjen e popullsisë së shtetit dhe ndikimin e saj në ekuilibrin demografik.
/Liberale.al/