Presidenti amerikan, Donald Trump ka pritur kancelarin gjerman Friedrich Merz në Zyrën Ovale.
Vizita nisi me ceremoninë e zakonshme dhe shtrëngimin e duarve përpara kamerave, ndërsa më pas vijoi me deklaratat e para nga Zyra Ovale.
Kancelari gjermane falënderon presidentin amerikan për mikpritjen në Shtëpinë e Bardhë dhe thotë se të dy vendet kanë një bazë të mirë për bashkëpunim.
Është hera e parë që dy liderët takohen dhe pritet që bisedimet të fokusohen të lufta në Ukrainë.
Kancelari gjerman e falënderoi presidentin amerikan për mikpritjen në Shtëpinë e Bardhë dhe thotë se të dy vendet kanë një bazë të mirë për bashkëpunim.
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se Presidenti Donald Trump është “personi kyç” për të sjellë fundin e luftës në Ukrainë “duke ushtruar presion mbi Rusinë”.
“Ne të dy biem dakord për këtë luftë dhe sa e tmerrshme po zhvillohet, dhe të dy po kërkojmë mënyra për ta ndaluar atë shumë shpejt. Dhe i thashë presidentit… ai është personi kyç në botë që mund ta bëjë vërtet këtë tani duke ushtruar presion mbi Rusinë”, tha Merz.
“Amerika është në një pozicion shumë të fortë për të bërë diçka në lidhje me këtë luftë dhe për ta përfunduar atë. Pra, le të flasim për atë që mund të bëjmë së bashku dhe jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që mundemi.”
Merz i dhuroi Trump-it një objekt simbolik: certifikatën e lindjes së gjyshit të presidentit, të vendosur në kornizë. Nga ana e tij, Presidenti Trump uroi Merzin për zgjedhjen në postin e kancelarit dhe tha se synon të ketë një “marrëdhënie të shkëlqyer me Gjermaninë”.
Ai vlerësoi figurën e kancelarit gjerman duke thënë: “Është një njeri i mirë për të negociuar, por i vështirë.” Trump vazhdoi duke thënë se do të ketë një marrëdhënie të shkëlqyer me Gjermaninë.
Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Trump thotë se është e trishtueshme ajo që po ndodh me Rusinë dhe Ukrainën. Dje, Trump tha se telefonata e tij me Vladimir Putin ishte një “bisedë e mirë”, por tha se nuk ishte një bisedë që do të çonte në “paqe të menjëhershme”.
Duke vazhduar të marrë pyetje në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, Donald Trump u tregon gazetarëve se çfarë i tha Vladimir Putin në telefonatën e tyre të djeshme në lidhje me përgjigjen e Moskës ndaj sulmit të Ukrainës në fushat ajrore thellë brenda Rusisë.
“Ata shkuan thellë në Rusi dhe ai (Putini) në fakt më tha se nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të sulmojmë bazuar në këtë, dhe ndoshta nuk do të jetë e bukur”, thotë ai.
Trump vazhdon duke thënë se “ka shumë urrejtje” midis dy palëve, por ai mbetet optimist për mundësinë e një marrëveshjeje armëpushimi.
Trump theksoi gjithashtu nevojën për një marrëveshje të mirë tregtare me Gjermaninë, ndonëse “kjo do të varet nga Bashkimi Europian”.
Ai u shpreh i kënaqur që Gjermania po rrit shpenzimet për mbrojtjen. Nga ana e tij, kancelari Merz deklaroi shkurtimisht: “Kemi një bazë të mirë për bashkëpunim.”
Z. Trump gjithashtu e la ende në tryezë kërcënimin e sanksioneve, duke thënë se ato mund të zbatohen për të dyja palët.
“Do të jemi shumë të ashpër, qoftë Rusia apo kushdo tjetër, do të jemi shumë të ashpër, kjo është një masakër që po ndodh atje.”
Udhëheqësi gjerman përsëriti angazhimin e palëkundur të vendit të tij ndaj Ukrainës, duke shtuar se imazhet e tmerrshme nga fusha e betejës janë shkaktuar nga “armët ruse kundër Ukrainës”.