Globi

Kancelari gjerman bisedë me Putin pas dy viteve, çfarë u diskutua në telefonatën që zgjati 1 orë

Shkruar nga Liberale

Kancelari gjerman bisedë me Putin pas dy viteve, çfarë u

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka folur në telefon me presidentin rus Vladimir Putin, raportoi Reuters.

Biseda ka zgjatur rreth një orë këtë paradite. Ende nuk janë dhënë detaje nga telefonat.

Scholz e Putin për herë të fundit biseduan në dhjetor të vitit 2022.

“Po, vendosa të flas me presidentin rus në momentin e duhur. Por unë jam politikan i përgjegjshëm, nuk e bëj vetëm”, pati thënë Scholz pak ditë më parë për shërbimin publik ARD.

Scholz ka treguar gatishmërinë për të diskutuar “paqe të drejtë” në Ukrainë me Putinin në mes të tetorit.

Kancelari gjerman ka kërkuar vazhdimisht zgjidhje diplomatike dhe tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina.

Moska zyrtare njoftoi në fillim të tetorit se Putini është i hapur për dialog, edhe nëse marrëdhëniet me Berlinin janë “në zero”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH