Globi

Kallamari gjigant zbulohet për herë të parë në Oqeanin Atlantik

Shkruar nga Liberale

Kallamari gjigant zbulohet për herë të parë në Oqeanin

Një kallamar "gjigant", është zbuluar i gjallë për herë të parë në Oqeanin Atlantik, një shekull pasi u identifikua për herë të parë.

Mesonychoteuthis hamiltoni, i cili mund të arrijë shtatë metra gjatësi dhe peshon një ton, u pa pranë Ishujve Sandwich në Oqeanin Atlantik të Veriut.

Sipas ekspertëve, kallamari i regjistruar është i ri, pasi gjatësia e tij arrin vetëm 30 centimetra.

Imazhet u regjistruan nga një ekip ndërkombëtar studiuesish dhe shkencëtarësh që morën pjesë në një mision të Institutit Oqean Schmidt.

Siç raporton Guardian, kallamari i rrallë u kap nga një kamera në mjetin pa pilot SuBastian, si pjesë e një misioni 35-ditor për të identifikuar forma të reja të jetës detare.

Deri vonë, ky kallamar, trupi i të cilit është transparent si qelqi kur është i ri, gjendej vetëm në stomakun e balenave dhe zogjve të detit.

Kjo specie njihet dhe dallohet nga grepa të mprehta në skajet e tentakulave të saj.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH