Globi

I nxehtë ekstrem në Brazil, termometri shënon 62.3 gradë

Shkruar nga Liberale

I nxehtë ekstrem në Brazil, termometri shënon 62.3 gradë

Një valë e paprecedentë të nxehti ka përfshirë prej disa ditësh Brazilin që nuk ishte regjistruar në këtë vend prej shumë vitesh. Sipas ekspertëve këto temperatura ekstreme ngrenë edhe njëherë alarmin për ndryshimet klimaterike me ritme të shpejta që po pëson planeti ynë.

Sipas të dhënave që vijnë nga Brazili në Rio de Janeiro u shënua temperatura rekord 62.3 gradë. Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në metropolin brazilian që kur filluan matjet.

Meteorologët parashikojnë se i nxehti përvëlues do të vazhdojë të paktën deri të mërkurën, dhe për këtë arsye qytetarëve iu kërkohet që të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH