Rajoni i Poltavas është goditur rëndë nga një tjetër sulm rus: rafineria më e madhe e naftës në Ukrainë është përfshirë nga flakët, ndërsa disa fabrika të tjera janë duke u djegur.
Në fillim qyteti i Kremençukut u shënjestrua nga një valë dronësh, pasuar më vonë nga raketa lundrimi Kalibr dhe të paktën dy raketa hipersonike Kinzhal, me fuqi shkatërruese.
Ky qytet i vjetër industrial, me një popullsi prej 220 mijë banorësh, është vënë në shënjestër të përsëritur nga ushtria ruse ditët e fundit. Kremençuku përfaqëson një nyje të rëndësishme të industrisë së Ukrainës, që para agresionit kontribuonte me 7% në prodhimin e brendshëm bruto të vendit.