Globi

Erdogan reagon për herë të parë publikisht për vdekjen e Fetullah Gulen

Shkruar nga Liberale

Erdogan reagon për herë të parë publikisht për vdekjen

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan foli për herë të parë publikisht për vdekjen e Fethullah Gulen, liderit të FETO-s.

Erdogan vuri në dukje se fundi i atyre që “u lanë trurin fëmijëve të kombit nën maskën e misionit dhe bamirësisë” ishte i turpshëm, duke e krahasuar 83-vjeçarin me “figura të tjera të liga” në histori, shkruan BBC.

“Ata tradhtarë arritën t’i shpëtojnë drejtësisë turke falë mbrojtjes së zotërve të tyre… Por, ata nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë hyjnore”, tha ai.

Në fjalën e tij Erdogan theksoi se anëtarët e FETO-s, të cilët janë përgjegjës për ‘shpëlarjen e trurit’ të të rinjve dhe derdhjen e gjakut të pafajshëm, i shpëtuan drejtësisë njerëzore, por se do të thirren para gjykatës së drejtësisë hyjnore.

Erdogan vazhdoi duke folur se si vdekja e Gylenit ishte “e turpshme” dhe se fundin e kishte ngjashëm me atë të “figurave të tjera të liga” gjatë historisë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH