Swiss International Airlines (SWISS) ka nisur një hetim për sjelljen e një ekuipazhi të fluturimit nga Bangong në Cyrih, i cili filmoi një çift duke bërë seks teksa shpërndante fotot përkatëse në vend që të ndërhynte për sjelljen e pahijshme.
Incidenti ndodhi në nëntor në fluturimin 12-orësh me numër LX181 nga Tajlanda për në Zvicër.
Fotot e publikuara tregojnë një grua duke kryer seks oral me një burrë në një zonë përballë sediljes së parë të avionit.
Akti u regjistrua nga një kamerë e vendosur sipër derës së kabinës, e cila transmeton një imazh të drejtpërdrejtë tek pilotët në mënyrë që ata të dinë nëse dhe kur është e sigurt të dalin.
Siç raporton New York Post, këto kamera nuk regjistrojnë, por një anëtar i ekuipazhit regjistroi imazhin me një celular dhe më pas e shpërndau atë në WhatsApp dhe kanale të tjera të brendshme të kompanisë.
“Regjistrimi i udhëtarëve pa pëlqimin e tyre dhe qarkullimi i regjistrimeve është në kundërshtim me parimet dhe rregullat tona dhe bie ndesh me dispozitat përkatëse. Ekuipazhi duhet të kishte ndërhyrë menjëherë”, tha zëdhënësja e Zvicrës.