Globi

E RRALLË/ Treni indian me 53 vagonë udhëtoi 70 km pa shofer

Shkruar nga Liberale

E RRALLË/ Treni indian me 53 vagonë udhëtoi 70 km pa shofer

Treni indian me 53 vagonë udhëtoi 70 km pa shofer! Pas kësaj hekurudhat Indiane kanë urdhëruar një hetim të menjëhershëm pasi një tren mallrash përshkoi më shumë se 70 km pa shofer.

BBC shkruan se videot e shpërndara në mediat sociale treguan se treni kalonte disa stacione me shpejtësi të lartë. Raportet thanë se treni udhëtoi pa shofer nga Kathua në Jammu dhe Kashmir në rrethin Hoshiarpur në Punjab të dielën.

Zyrtarët i thanë agjencisë së lajmeve Press Trust of India (PTI) se incidenti ndodhi mes orës 07:25 dhe 09:00 me orën lokale të dielën. Treni me 53 vagonë, që mbante copëza guri, ishte rrugës për në Punjab nga Jammu kur u ndal në Kathua për një ndryshim në ekuipazh.

Sipas zyrtarëve treni filloi të lëvizte në një shpat në shinat hekurudhore pasi shoferi dhe ndihmësi i tij zbritën. Treni lëvizi me një shpejtësi prej afro 100 km/h dhe arriti të kalonte rreth pesë stacione përpara se të ndalohej.

Menjëherë pasi u alarmuan për trenin në lëvizje, zyrtarët mbyllën vendkalimet hekurudhore përgjatë rrugës së tij.

“Treni u ndal pasi një zyrtar hekurudhor vendosi blloqe druri në shina për të ndaluar trenin,” thanë zyrtarët PTI. Blloqet prej druri ndihmuan në uljen e shpejtësisë së trenit.

Zyrtarët i thanë PTI-së se po përpiqen të identifikojnë arsyen e saktë të lëvizjes së trenit pasi ai u ndal në Kathua, për të shmangur incidente të tilla në të ardhmen./ Përshtati A. Mënalla/ Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH