Këngëtari i njohur francez, Kendji Girac, ka mbetur i plagosur rëndë pas një sulmi me armë zjarri në Biscarosse, në jugperëndim të Francës, mbrëjen e 21 Prillit.
Artisti i njohur, i cili u bë i famshëm si fituesi i versionit francez të konkursit televiziv të realitetit The Voice, u qëllua në gjoks dhe më pas u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar Bordeaux.
Gazeta franceze "Le Parisien", raportoi se kishte konfirmuar një raport fillestar nga stafi i mjekëve dhe tha se gjendja e Girac ishte e qëndrueshme deri të hënën në mëngjes.
Girac, baba i një fëmije, arriti famë në Francë në vitin 2014 pasi fitoi serinë e tretë të The Voice. Që prej fitimit të "The Voice" ai ka publikuar pesë albume.