Papa Françesku ka shkaktuar polemika me deklaratën e tij, pasi e quajti ligjin e abortit si “vrasës”.
“Mjekët që e bëjnë këtë janë, më lejoni fjalën, vrasës. Ata janë vrasës,” tha Papa. “Dhe për këtë nuk mund të debatoni. Ju po vrisni një jetë njerëzore.”
Këto deklarata kanë shkaktuar bujë në internet, me komentuesit pro abortit që thonë se ndalimet e abortit “nuk kanë shpëtuar kurrë jetë”.
Kjo është hera e dytë në pak javë që udhëheqësi i Kishës Katolike pyetet për pikëpamjet e tij mbi abortin gjatë një konference shtypi.