Kryetarii Bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, njoftoi se janë dëgjuar shpërthime në Kiev, pasi sulmet ajrore në qendrat urbane në të gjithë Ukrainën shkaktuan shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë vendin.
Sipas autoriteteve, Kharkiv (verilindje), Lviv (perëndim) dhe Odesa (në jug) janë ndër gjashtë qytetet e shënjestruara nga sulmet ajrore ruse. Një alarm mbarëkombëtar është shpallur rreth orës 08:00.
Tre persona kanë mbetur të plagosur në Konotop të lagjes Sumi, ku është goditur një pallat i madh.
Në Kharkiv, të paktën dhjetë sulme u nisën në dy valë. Sipas guvernatorit ushtarak Oleg Sinegubov, nuk u raportuan viktima, ndërsa në Odessa, një pronë u dëmtua, por zjarri që u shkaktua u kontrollua shpejt, tha kryebashkiaku Hennadi Trukhanov.