Globi

Darka kthehet në tragjedi, 32-vjeçari vret vëllain, prindërit dhe më pas qëllon ndaj vetes

Shkruar nga Liberale

Darka kthehet në tragjedi, 32-vjeçari vret vëllain,

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në Poloni. Ajo që duhet të ishte një darkë normale në një familje polake është kthyer në një tragjedi.

Një 32-vjeçar gjatë darkës ka qëlluar me armë ndaj vëllait të tij dhe prindërve duke i lënë të vdekur.


Më pas për t’i shpëtuar arrestimit, ai i dha fund jetës me armë zjarri. Siç raportojnë mediat e huaja, familja ishte duke darkuar, kur papritmas 32-vjeçari hapi zjarr ndaj prindërve dhe vëllait të tij, të cilët për fat të keq ndërruan jetë në vend.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH